Libia kërkon ndihmë kundër ISIS-it NULL NULL 31/05/2015 31/05/2015 Qeveria e Libisë sërish ka kërkuar ndihmë në luftën kundër ISIS-it, duke paralajmëruar se xhihadistët mund të marrin fushat e naftës te Sirti. “Qeveria bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i dërgojë armë dhe ushtarë për të luftuar kundër ISIS-it “, thuhet në deklaratën e Qeverisë të cilën e ka pranuar bashkësia ndërkombëtare. Ata përveç kësaj thonë se forcat libiane do të bëjnë çmos për ta marrë qytetin Sirt. Xhihadistët të premten e kanë marrë aeroportin ndërkombëtar në Sirt, pasi që të enjten janë tërhequr forcat libiane. Baza ajrore Al Kardabi në të cilën gjendet aeroporti ndërkombëtar, është aeroporti i parë që e kanë marrë forcat e ISIS-it në Libi.