Liberalizimi i vizave për Kosovën s’përmendet në konkluzionet e Këshillit Evropian - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Liberalizimi i vizave për Kosovën s’përmendet në konkluzionet e Këshillit Evropian

NULL NULL
1 week më parë

Zëdhënësi i Presidentit të Këshillit Evropian, Barend Leyts, ka bërë publike konkluzionet përfundimtare për Ballkanin Perëndimor.

Në këto konkluzione, nuk përmendet fare liberalizimi i vizave për Kosovën, por vetëm bëhet fjalë për zgjidhjen dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

“Këshilli Evropian rikonfirmon urgjencën e arritjes së përparimit të prekshëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të pazgjidhura dypalëshe dhe rajonale, veçanërisht dialogun Beograd-Prishtinë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në konkluzionin përfundimtar për Kosovën, njofton Kalnkosova.tv.

Teksa, në pikën e parë të këtyre konkluzioneve, thuhet se Bashkimi Evropian shpreh angazhimin e tij të plotë dhe të qartë për perspektiven e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

 

 

Ekskluzive: Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk përmendet në draftkonkluzionet e Samitit të BE-së