Liberalizimi i vizave, Abdixhiku: Ditë e paharrueshme për Kosovën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Liberalizimi i vizave, Abdixhiku: Ditë e paharrueshme për Kosovën

NULL NULL
18.04.2023 13:25

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Abdixhiku, në një shkrim në Twitter, tha se kjo është një ditë e paharrueshme për vendin, teksa shtoi se pret me padurim një të ardhme brenda familjes evropiane.

“Një ditë e paharrueshme për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj pasi liberalizimi i shumëpritur i vizave miratohet përfundimisht nga Parlamenti Evropian. Një trajtim i padrejtë më në fund e sheh fundin. Ne e festojmë këtë moment historik dhe presim me padurim një të ardhme brenda familjes evropiane”, ka shkruar Abdixhiku në Twitter.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.