Liberalizim për poseduesit e pasaportave ilegale serbe në Kosovë, vendimi firmoset në Strasburg NULL NULL 18.09.2024 15:04 18.09.2024 15:04 Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola dhe përfaqësuesja e Hungarisë, si kryetare e Këshillit të BE-së, do të nënshkruajnë sot në Strasburg vendimin për anulimin e vizave për mbajtësit e pasaportave ilegale serbe në Kosovë, të lëshuar nga Serbia. Nënshkrimi është planifikuar për në orën 15:15, transmeton klankosova.tv. “Pas nënshkrimit të vendimit nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian, ai do të publikohet në Gazetën Zyrtare të BE-së”, tha më herët për Tanjug deputeti i Parlamentit Evropian Matjazh Nemec, i cili në mbledhjen e kaluar të Parlamentit Evropian (PE) ishte raportues për anulimin e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe, të cilat njihen ilegale në Kosovë. Më 22 korrik të këtij viti, Këshilli i BE-së mori vendim për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe nga Kosova, të cilat lëshohen nga shteti i Serbisë, e cila përfundoi procesin legjislativ për këtë çështje në BE, si dhe më 23 prill, Parlamenti Evropian, me propozimin e gjermanëve, votoi liberalizimin e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe nga Kosova, të lëshuar nga Serbia. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Kemi borxhe të trashëguara, s'po mundemi...”: “Uniteti” në Mitrovicë i kundërpërgjigjet akuzave të punëtorit (VIDEO) 15/07/2025
Kosova Punime pa leje e kontejnerë përballë shtëpive? Banorët e Veternikut ndihen nën presion (VIDEO) 15/07/2025
Kosova Barduani foli me të Dërguarën Speciale të Britanisë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe dialogun 15/07/2025