LG G5 hapet me skanim të syrit NULL NULL 28/05/2015 28/05/2015 LG po bashkëpunon me specialistët e biometrikes, Irience, për të integruar teknologjinë e njohjes së syrit tek LG G5, i cili do të prezantohet në gjysmën e parë të vitit 201 Harrojini fjalëkalimet apo sensorët e gjurmëve të gishtave, telefoni i ardhshëm i LG-ës do të mund të zhbllokohet me sy. Kompania koreane Irence ka përfunduar aktualisht me krijimin e modulit të harduerit që do të përdoret tek telefoni inteligjent dhe po përmirëson algoritmet për të rritur nivelin e njohjes nga 12 inç (30cm) në 20 inç (50cm). LG ka sjellë gjithmonë risi tek seritë G të telefonave inteligjentë. LG G4, për shembull, ka kasa prej lëkure, veçori kjo që diferencon nga pajisjet e tjera. Ndërsa sa i përket sensorit të gjurmëve të gishtave, LG nuk e ka ofruar akoma këtë teknologji tek pajisjet e saj. Si duket me LG G5 kompania do të kalojë këtë veçori dhe të ofrojë një veçori më të sigurt, siç është ajo e skanimit të irisit të syrit. Një teknologji e tillë për skanimin e syve nuk është e re për krijuesit e telefonave inteligjentë. Apple dhe Samsung kanë punuar për të sjellë këtë teknologji tek konsumatorët, ndërsa kompanitë aziatike, si ZTE dhe Fujitsu, kanë krijuar një telefon inteligjent me këtë veçori.
Kosova Vepra artistike e gazetarit të Klan Kosovës, pasuron fondin publik të artit në Kosovë 24 minuta më parë
Shëndet Ekzaminimet e syve mund të ndihmojnë në identifikim për rrezik të demencës te të moshuarit 39 minuta më parë