LG G4 vs Samsung S6 Edge - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LG G4 vs Samsung S6 Edge

NULL NULL
30/05/2015
Dy smartfonët kryesorë të LG e Samsung, G4 dhe S6 Edge janë krahasuar mes vete sa i përket shpejtësisë në hapje, mbyllje dhe rihapje të aplikacioneve.

Duke qenë se Samsung dhe LG operojnë në të njëjtat industri, si pajisjet elektronike shtëpiake, ekranet, pajisjet mobile, nuk është surprizë për ne që ato të konsiderohen si rivalë të drejtpërdrejtë, prandaj është shumë e vështirë të thuash se cili telefon është më i mirë, LG G4 apo Samsung Galaxy S6.

Në video shihet se si krahasohen Samsung Galaxy S6 dhe LG G4 në testin e shpejtësisë. Të dy telefonat janë lidhur me të njëjtin rrjet Wi-Fi, për t’u siguruar që do të kenë të njëjtën shpejtësi të internetit. Pastaj ata janë përdorur për të hapur faqe të ndryshme në internet dhe aplikacione njëra pas tjetrës në një mënyrë pak të çrregullt. Qëllimi është të shihet se sa shpejt mund të hapen faqet ueb apo aplikacionet, dhe se si vazhdojnë të rihapen dhe mbyllen.

Në fillim është Galaxy S6 më i shpejtë, pastaj kur duhet të rihapen edhe njëherë aplikacionet, është LG G4 ai që merr primatin. Kjo sepse, ndryshe nga LG G4, i cili i mban këto aplikacione të hapura në sfond, Galaxy S6 duhet t’i hapë të gjitha këto aplikacione edhe njëherë.

Rezultati përfundimtar është: LG G4 i hap këto aplikacione për 1 minutë e 29 sekonda, ndërsa Galaxy S6 për 1 minutë e 44 sekonda.