Lezhë: Vrau të miturin për një orë Rolex, dënohet me burgim të përjetshëm NULL NULL 20.06.2025 16:19 20.06.2025 16:19 Foto nga Euronews Albania Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë për dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Kristjan Cenajt, i akuzuar për vrasjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në vitin 2017 në Mamurras. Sipas Euroneës Albania, Prokuroria kërkoi që ndaj të dënuarit të aplikohej “periudha e sigurisë”, një dispozitë që parashikon mohimin e çdo mundësie për lirim me kusht edhe pas përmbushjes së 35 viteve burg, por që kjo kërkesë nuk u pranua nga trupa gjykuese e Apelit, transmeton Klankosova.tv. Gjatë seancës, përfaqësuesit ligjorë të familjes Gjonaj kërkuan zgjerimin e hetimeve, duke deklaruar se në këtë krim të rëndë mund të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë. Mariglen Gjonaj u raportua i zhdukur në vitin 2017 dhe u shpall i humbur për vite me radhë. Trupi i pajetë i të miturit u zbulua pas 7 vitesh në zonën e Fushë-Kuqes, ku rezultoi se ishte groposur nga autori. Sipas hetimeve, Cenaj akuzohet për veprën penale “vjedhje me pasojë vdekjen”. Dyshohet se motivi i krimit ishte një orë “Rolex” që viktima mbante me vete, të cilën autori ia ka grabitur para se ta vriste dhe ta fshihte trupin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Çdo dimër e ka marrë uji, kanalizimi”, aktorët e TKK-së në pritje të objektit të renovuar (VIDEO) 16 minuta më parë