Lewis Hamilton nënshkruan kontratë të re me Mercedes, 46 milionë euro në vit

Lewis Hamilton nënshkruan kontratë të re me Mercedes, 46 milionë euro në vit

NULL NULL
3 months më parë

Lewis Hamilton e ka përkushtuar të ardhmen e tij te Mercedes, pasi nënshkoi një marrëveshje dy vjeçare me ekipin e Mercedesit në Formula 1.

36 vjeçari është në mes të një beteje me Max Verstappen për kampionatin botëror të këtij sezoni. Nëse ai del fitimtar, ai do të thyejë rekordin e Michael Schumacher për më së shumti tituj.

Marrëveshja dy vjeçare vlen 92 milionë euro, raporton Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.

Hamilton u bashkua me ekipin me bazë në Northamptonshire më 2013, dhe ka fituar gjashtë nga shtatë titujt e tij botërorë në makinat e tyre, një partneritet i pashembullt në historinë e sportit.

“Është e vështirë të besosh që kanë kaluar gati nëntë vjet duke punuar me këtë ekip, dhe unë jam i ngazëllyer që do të vazhdojmë partneritetin tonë për dy vjet më shumë”, tha ai përmes faqes zyrtare të ekipit.

“Jam tepër krenar dhe mirënjohës për mënyrën se si Mercedes më ka mbështetur në përpjekjen time për të përmirësuar diversitetin dhe barazinë në sportin tonë. Ata e kanë mbajtur veten të përgjegjshëm dhe kanë bërë hapa të rëndësishëm në krijimin e një ekipi më të larmishëm dhe një mjedis gjithëpërfshirës”, përfundoi ai.