11:13, 14 Prill 2019

Garuesi britanik Lewis Hamilton, ka fituar garën e njëmijtë me radhë të organizuar nga “Formula 1”.

Për herë të parë në vitin 2019, Lewis Hamilton e fitoi garën “Grand Prix” e cila u zhvillua në Kinë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Vozitësi i formulës Mercedes e kaloi shokun e tij të skuadrës Valtteri Bottas i cili e kishte dominuar garën që nga fillimi.

Ndërsa vendin e tretë e zuri Sebastian Vettel i cili ishte duke e drejtuar formulën e tipit Ferrari.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë