Lewandowski: Topin e Artë mund ta fitojë më lehtë te Barça - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lewandowski: Topin e Artë mund ta fitojë më lehtë te Barça

NULL NULL
19/09/2022

Robert Lewandowski ka thënë se rruga për te Topi i Artë, është më e shkurtër te Barcelona, sesa kur ishte te Bayerni.

Sulmuesi polak është përshtatur shpejt në jetën në Spanjë, gjë që ka rindezur shpresat e tij për të fituar më në fund një Top të Artë, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

“E di që Barcelona është një skuadër ku e kanë fituar më shumë lojtarë”, tha Lewandowski.

“Unë mendoj se rruga është më e shkurtër nga Barcelona sesa nga Bayern”.

Sulmuesi pranon se ndihet si një fëmijë me lodra të reja, pasi ka shënuar tashmë tetë gola në gjashtë ndeshje të ligës.

“Është si të kesh lodra të reja dhe të luash me to”, tha ai.

“Që në ditët e mia të para në Barcelonë ndjeva se isha në vendin e duhur në kohën e duhur. Ndihem shumë rehat, jo vetëm për shkak të klubit, por edhe për shkak të atmosferës”.

“Shokët e skuadrës, stafi… të gjithë më trajtojnë mirë. Gjithçka më bën të ndihem shumë i privilegjuar. Të kem gjithmonë mundësinë për të qenë në klube të tilla është një vlerë e shtuar jo vetëm për muajt dhe vitet e ardhshme, por për pjesën tjetër të jetës”.

Krahas paraqitjeve të tij në fushë, Lewandowski është vlerësuar edhe për qëndrimin e tij jashtë fushës.

“Lëvizja ime në Barcelonë më dha një shtysë,” tha ai. “Më rriti vetëvlerësimin. E dija që duhej të bëhesha diferencues për sa i përket rezultateve dhe nuk kam frikë nga ky rol. Ndihem shumë krenar për veten”.

Sa i përket ndeshjes kundër Bayern Munichut, në të cilën Barcelona humbi 2-0, Lewandowski shpreson se humbja do të shërbejë si mësim.

“Ndeshja kundër Bayernit ishte një mësim për ne. Para ndeshjes nuk prisnim të impononim stilin tonë dhe të krijonim shumë raste. Kjo lojë tregoi se ne mund ta bëjmë këtë dhe të krijojmë raste në ndeshje të vështira. Ne e meritonim të fitonim, ose të paktën të barazojmë”.