Lajmet e fundit

Ish-ylli i Bayern Munchenit dhe Barcelonës, Robert Lewandowski, realizoi hat-trick, duke shënuar në minutat 24’, 47’ dhe 86’.
Në minutën e 22-të, Radu Dragusin u ndëshkua me karton të kuq te rumunët, pas një ndërhyrjeje në zonë, ndërsa arbitri akordoi penallti për Poloninë.
Dy minuta më vonë, Lewandowski mori përsipër ekzekutimin dhe nuk gaboi nga pika e bardhë, duke i dhënë Polonisë epërsinë 1-0.
Në fillimin e pjesës së dytë, ylli polak goditi sërish. Në minutën e 47-të, pas asistimit të Nicola Zaleëskit, Leëandoëski u tregua i qetë në zonë dhe dyfishoi avantazhin.
Vetëm dy minuta më vonë, Rumania pësoi edhe golin e tretë, këtë herë pas një autogoli të Virgil Ghitas..
Në minutën e 62-të, Piotr Zielinski përfitoi nga një gabim i rëndë i mbrojtjes rumune dhe shënoi për 4-0.
Polonia vazhdoi dominimin dhe në minutën e 66-të realizoi edhe golin e pestë. Jan Bednarek shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Sebastian Szymanski.
Goli i fundit i takimit mbajti firmën e Lewandowskit. Në minutën e 86-të, sulmuesi polak përfitoi nga një top i lirë brenda zonës dhe realizoi për 6-0, duke kompletuar hat-trickun.