Lëvizja për Laburistët NULL NULL 05.05.2015 14:03 05.05.2015 14:03 Lëvizja Vetëvendosje ka përkrahur Partinë Laburiste të Anglisë në prag të zgjedhjeve nacionale, duke i bërë thirrje edhe mërgatës shqiptare që të dalin sa më masovikisht në zgjedhje. Subjekti politik kosovar nëpërmes një deklarate për media ka bërë me dije se propozimet programore nga Partia Laburiste janë më të mirat për këto zgjedhje. Lëvizja Vetëvendosje konsideron se Laburistët kanë përfshirë alternativat më të mira për qytetarët si: rritja e rrogës minimale, mbrojtja e sistemit publik shëndetësor, ulja e tarifave të arsimit, mbrojtjen e punëtorëve pika këto që Lëvizja Vetëvendosje thotë se i ka përfshirë edhe në alternativën e tyre qeverisëse. “Këto janë propozime të rrënjosura në vlera social-demokrate që ne i ndajmë me Partinë Laburiste dhe që ne besojmë se e përmirësojnë jetën e emigrantëve shqiptarë që jetojnë aty dhe në përgjithësi jetën e qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar”. “Ne besojmë se mërgata shqiptare që jeton në Mbretërinë e Bashkuar duhet të informohet sa më shumë në lidhje me programet që kanë shpalosur tashmë partitë politike që marrin pjesë në këto zgjedhje, në mënyrë që të përfshihet në këtë proces zgjedhor duke mbështetur alternativën më të mirë të mundshme”. Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Laburiste në Angli janë parti me orientim ideologjik të majtë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Një muaj paraburgim ndaj njërit prej tre të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë 25/09/2023