“Lëvizja” kërkon hetime për vrasjet e drejtuesve të LPK-së në burgje - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Lëvizja” kërkon hetime për vrasjet e drejtuesve të LPK-së në burgje

NULL NULL
10/09/2018

Shoqëria “Lëvizja” ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale 12 lëndë për hetimin dhe ndriçimin për rastet ku drejtuesë të Lëvizjes Popullore të Kosovës “janë vrarë në burgje dhe rrethana të tjera nga shteti pushtues dhe bashkëpunëtorët e tij”.

Përfaqësuesi i kësaj shoqate, Xhevat Bislimi, ka thënë se shpreson se këto raste do të zbardhen nga Prokuroria Speciale dhe do të kuptohet si u vranë, kush i vrau dhe kush ishte bashkëpunëtor në këto krime, njofton Klan Kosova.

Në këto 12 lëndë që janë dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale janë përfshirë 16 raste, mes tyre edhe rasti i vëllezërve Gërvalla, Shaban Shalës, Afrim Zhitisë, Fazli Grajçevcit dhe të tjerë.

Në ndërkohë, dhjetëra lëndë për raste të tjera priten të dorëzohen në Prokurorinë Speciale në ditët në vijim nga shoqëria “Lëvizja”.