Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Leverkuseni i Xhakës dështon ndaj ‘modestëve’ të Holstein Kiel

NULL NULL
05.10.2024 17:38

Pavarësisht avantazhit prej dy golave në pjesën e parë, kampionët e Gjermanisë nuk arritën të marrin 3 pikë ndaj skuadrës Holstein Kiel, e cila sivjet u inkuadrua në Bundesliga.

Boniface dhe Hofmann kaluan Bayer Leverkusenin në epërsi të dyfishtë pas vetëm 8 minutave, por që nuk arritën ta ruajnë deri në fund, raporton Klankosova.tv.

Geschwill në fundin e pjesës së parë dhe Arp nga penalltia në minutën e 69, vendosën rezultatin përfundimtar 2-2.

Ky hap fallso i skuadrës së Granit Xhakës, i vendos ata në pozitën e pestë me 11 pikë, dy më pak se lideri, Bayern Munchen, që nesër luan si mysafir i Frankfurtit, njofton Klankosova.tv.

Në ndeshjet tjera të zhvilluara sot, Dortmund ka humbur 2-1 prej Union Berlinit, Wolfsburg ka fituar 3-1 në fushën e Bochum, sikurse edhe Freiburg që me një gol mori 3 pikë në Bremen.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme