Leverkuseni gatuan finalen e parë, vazhdon rrugëtimin pa humbje NULL NULL 03.04.2024 22:38 03.04.2024 22:38 Bayer Leverkuseni është kualifikuar në finale të Kupës së Gjermanisë, pasi mposhti në gjysmëfinale Fortuna Dusseldorfin me rezultat 4-0. Serinë e golave e nisi Jeremie Frimpong, në minutën e 7’. Ndërsa Amine Adli u përkujdes për golin e dytë, pas asistimi nga Florian Wirtz. Këta dytë kontribuan mes veti edhe njëherë në minutën e 35’, por këtë herë ishte Wirtz që shënoi dhe Adli që asistoi. Në pjesën e dytë, Leverkuseni shënoi edhe njëherë në minutën e 60’, me Wirtzin, i cili ishte i saktë nga penaltia. Në finale, Leverkuseni do të ballafaqohet me Kaiserslauternin, pasi ky i fundit mposhti Saarbrucken, të martën, me rezultat 2-0. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.