13:49, 15 Mars 2019

Let’s Do It ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Lëvizjen Globale mjedisore “River Cleanup”, me qëllim të organizimit të aksioneve të përbashkëta për pastrimin e lumenjve, në kuadër të aktiviteteve që do të organizohen në Ditën e Pastrimit të Botës për vitin 2019., njofton Klan Kosova.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar meqë Let’s Do It në Strategjinë e vitit 2019 ka fokus kryesor pastrimin e lumenjve në Kosovë, gjë që ka filluar qysh dje me pastrimin e brezit përgjatë Liqenit të Batllavës.

“Në strategjinë e vitit 2019, “River Cleanup” parasheh pastrimin e gjashtë prej lumenjve më të mëdhenj në botë, siç janë: Volga, Danubi, Neris&Nemunas, Raina, Scheldt dhe Drini, ku do të fokusohet Let’s Do It”.

“Qëllim i këtij bashkëpunimi është kontributi i përbashkët në kauzën për pastrimin e botës, specifikisht në përhapjen e thirrjes për pjesëmarrje në aksione të komunitetit që organizohen përgjatë lumenjve në qytete, si dhe nxitjen e pjesëmarrjes në Ditën e Pastrimit të Botës”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Let’s Do It.

Konkurs Pune

Lexo më shumë