Letra e Vullnetit dhe përjetimet e tij në Big Brother VIP Kosova 3 NULL NULL 24.01.2025 23:29 24.01.2025 23:29 Finalisti i radhës, Vullneti, e ka lexuar letrën e tij për përjetimet që i ka pasur për 100 ditë në shtëpinë më të famshme në vend. Ai tha se përpara se të hynte në Big Brother VIP Kosova 3, e dinte që 95% e banorëve do të kishin një mendim negativ për të, të mbështetur në perceptimet e krijuara nga puna e tij si gazaetar. “Kjo ndjesi e parashikuar, më përshkoi që nga nata e parë kur hyra në shtëpi. Një përqeshje dhe bullizim për mënyrën se si flisja, gjestet e mija, fytyrën, që buronte nga një inat që s’kishte të bënte me punën time por me qenien time. Kur kalon sulmet personale, përqeshje dhe bullizime që të godasin në thelb, e kuptova që isha më i fortë se c’mendoja. Pas kësaj, mendimi i 95% i banorëve për mua ndryshoi. Nuk pata nevojë të flisja me ta, ata e ndryshuan vet”, tha Vullneti në letrën e tij, njofton Klankosova.tv. Tutje, ai në letër hta se nga një njeri arrogant dhe brutal që e kishin imagjinuar banorët e tjerë, ata e panë një Vullnet të ri, për të cilin tha se po e njihte edhe ai vet. “Ky proces i rinjohjes me një bashkëbisedim të pandërprerë me 20 banorë të tjerë, ishte një ekperiencë e jashtëzakonshme”, tha ai ndër të tjera. Për ta parë letrën e plotë të Vullnetit, klikoni në videon më poshtë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.