11:22, 15 Prill 2019

Pesë të pandehurve kosovarë G. V., S. K., G. E., F. V. dhe A. SH, iu janë caktuar 30 ditë paraburgim nga Gjykata Themelore e Gjilanit, për veprën  penale ”kontrabandim me migrantë” si dhe ”falsifikim i dokumentacionit”.

Dyshohet se më 12 prill, i pandehuri G.V., në pikën kufitare Dheu i Bardhë, me qëllim të përfitimit pasuror, ka tentuar që të pandehurit F.V. dhe A.SH., me veturën e tij t’i transportonte në Zvicër, njofton Klan Kosova.

Por me rastin e kontrollimit në pikën kufitare, është konstatuar se të njëjtit posedonin dokumente të falsifikuara.

”Të pandehurit S.K., G.E., F.V., dhe A.SH., dyshohet që më 10 prill 2019, te qendra tregtare ”Jora Center”, afër Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, me qëllim të përfitimit pasuror dhe shfrytëzimit të dokumentit si origjinal, kanë ndryshuar dhe kanë përdorur dokumentet e falsifikuara si origjinale, në atë mënyrë që të pandehurit F.V. dhe A.SH., me dije i kanë përdorur letërnjoftimet e falsifikuara italiane, të cilët i kanë blerë nga 1300 – 1500 euro, nga i pandehuri G.E., të cilat i njëjti i kishte siguruar nga i pandehuri S.K”, theksohet në kumtesën e dërguar nga Prokuroria e Gjilanit.

Me këto veprime, të pandehurit S. K., G. E., F. V. dhe A. SH., dyshohet që në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ”falsifikim i dokumentit” të KPRK-së.

Siç bënë të ditur Prokuroria Themelore e Gjilanit, gjatë bastisjes të dyshuarit S.K., i’u është gjetur edhe një armë zjarri, i cili ngarkohet me veprën penale ”mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, njofton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë