Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lëshohet masa e ndalimit për dy gratë që dyshohen për abortim të paligjshëm

NULL NULL
01.07.2024 13:17
Prokuroria Themelore në Prishtinë
Prokuroria Themelore në Prishtinë

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka thënë se është lëshuar aktvendim për ndalimin e dy grave që janë të dyshuara për abortim të jashtëligjshëm të një gruaje nga Podujeva.

Ajo, për Klankosova.tv, ka theksuar se ato akuzohen për dy vepra penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave (të gjinisë femërore), për shkak të dyshimit se të njëjtat kanë kryer veprat penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”, sipas KPRK-së”, ka thënë Ulaj. /Klankosova.tv

Abortoi në mënyrë të paligjshme në QKUK, policia arreston dy gra

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.