Leonora fjalë emocionuese për Lecin NULL NULL 14.11.2015 16:20 14.11.2015 16:20 Humoristi i njohur Ibrahim Krajkova – Leci që ndërroi jetë në natën e mbrëmshme pas problemeve të shumta shëndetësore, ka prekur edhe zemrën e këngëtarës Leonora Jakupi. Ajo ka postuar një fotografi në llogarinë e saj Instagram në shoqërinë e Lecit në një skenë dikur në vitet 1996, njofton Klan Kosova, Fjalët e këngëtarës ishin: “Lamtumirë o njeri i mirë që gjithmonë dite të na i mbushesh zemrat me gaz dhe skenën me artin tënd të ndjeshëm. Mungesa jote nuk domëthënë asnjëherë mosprani. Faleminderit për gjithçka që na dhurove. Paqe!” Kujtojmë se aktori i ndjerë ishte më i njohur për rolin e tij në projektin filmik “Treshi Persheshi”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.