Leonora dhe Kaci i dalin në mbrojtje Xhulit, deklaratën e Vedatit e quajnë "të turpshme" (FOTO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Leonora dhe Kaci i dalin në mbrojtje Xhulit, deklaratën e Vedatit e quajnë “të turpshme” (FOTO)

NULL NULL
03.03.2023 00:29

Deklarata e Vedatit kundrejt Xhulit, derisa këtë të fundit e ka quajtur “Komandante të Dubait”, duke iu referuar stilit të shtrenjtë të jetesës që bënë ka ngjallur reagime edhe nga jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

E shpejtë në reagim është treguar këngëtarja Leonora Jakupi, e cila një gjest të tillë e ka konsideruar si të patolerueshëm.

“Ofendimet ndaj një gruaje janë të patolerueshme, Juliana Nura”, ka shkruar Leonora në një fotografi të ndarë nga darka e të nominuarve, ku shihet Xhuli.

Pos, Leonorës në mbrojtje të Xhulit ka dalë edhe artisti i njohur i flokëve, Kaci Lleshi, i cili një gjest të tillë e ka cilësuar si të turpshëm.

“Oh burrat e shpis mat madhe Kosov, nuk kom fjal.. Marre. Bravo Xhuli”, ka shkruar Kaci.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.