Leonard Kërquki: Presidentja po e përmbyll mandatin pa asnjë aferë korruptive - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Leonard Kërquki: Presidentja po e përmbyll mandatin pa asnjë aferë korruptive

NULL NULL
17/12/2015

Në emisionin Zona e Debatit të Klan Kosovës është duke u diskutuar për fjalimin e presidentes Atifete Jahjaga të mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës.

Kërquki nga Gazeta Express ka thënë se Mustafa e Thaçi buzëqeshnin derisa presidentja fliste.

Ai ka përmendur edhe faktin se presidentja e vendit nuk njihet për ndonjë “skandal” ose “aferë” dhe kjo sipas tij duhet vlerësuar.

“Ajo po përmbyll mandatin pa asnjë afër korruptive apo ndonjë konflikt interesi. Kjo është për tu përgëzuar”.

“Ajo ka qenë shumë e kujdesshme në këto raporte, ashtu edhe më gjykatësit dhe faljen e dënimeve të burgosurve”.

“Nuk ka qenë detyrë e saj rregullimi i importit dhe eksportit. Roli i saj ka qenë përfaqësues”.

Sipas Kërqukit, Jahjaga po e mbyll mandatin duke e kryer detyrën e saj.

“Ajo nuk e ka pa këtë pozitë si një trampolinë për karrierë politike. Prilli i 2011-ës ka qenë një shuplakë. Ajo e ka kryer punën e vet, por jo aq e fuqishme për të krijuar raporte”.