Lenovo vjen me A3900 smartphone NULL NULL 01.05.2015 11:56 01.05.2015 11:56 Lenovo prezantoi zyrtarisht telefonin inteligjent A3900. Ky telefon mori certifikimin nga TENNA kineze në shkurt të këtij viti. Telefoni kushton 80 dollarë dhe shitet në faqen ueb të kompanisë. Pajisja fuqizohet nga procesori MediaTek MT6752 me tetë bërthama me shpejtësi 1.2GHz, dhe përmban ekran 5 inç me rezolucion 480 x 854 pikselë. Ai ofron 512MB RAM, 4GB hapësirë të brendshme, që mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD, dhe bateri me kapacitet 2300mAh. Sa i përket kamerës, telefoni buxhetor përmban kamerë të pasme 5 megapikselë dhe kamerë ballore 2 megapikselë. Ai operon me sistemin Android 4.4 me ndërfaqen Vibe UI të kompanisë kineze. Lenovo A3900 ofron lidhjet 3G, 4G, Wi-Fi, Bluetooth dhe OTG. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete Anija kozmike e Kinës synon të sjellë mostra 'novatore' nga asteroidi pranë Marsit 2 weeks