Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lenovo K3 Note shitet 145 dollarë

NULL NULL
02.04.2015 10:01
Telefoni i ri inteligjent quhet Lenovo K3 Note dhe është një version më i madh dhe më i mirë i telefonit Lenovo K3.

Lenovo K3 Note ka ekran 5.5 inç FullHD dhe kasa në ngjyrë të verdhë së bashku me logon e kompanisë. Ai fuqizohet nga procesori Mediatek MT6752 me arkitekturë 64-bit dhe tetë bërthama me shpejtësi 1.7 GHz. Telefoni ofron gjithashtu 2GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet deri në 32GB falë kartës microSD. Një kamerë 13 megapikselë gjendet në anën e pasme, së bashku me blicin e dyfishtë LED, ndërsa kamera ballore 5 megapikselë do të jetë e duhura për të bërë selfie.

Lenovo K3 Note ka dy vende për karta SIM, ku SIM1 mbështet lidhjet 2G/3G dhe LTE, ndërsa vendi i dytë është vetëm për lidhjen GSM. Krijuesit e këtij telefoni kanë arritur të vendosin një bateri me kapacitet 3,000mAh në një trup vetëm 7.6 mm të hollë, ndërsa pesha është rreth 150 gramë. Telefoni kushton rreth 145 dollarë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.