Leno, plani B i Realit NULL NULL 21/05/2015 21/05/2015 Real Madrid ka plan rezervë nëse dështon transferimi i David de Gea. Drejtuesit madrilenë po mendojnë të transferojnë gardianin e Bayer Leverkusen, Bernd Leno. Megjithëse David de Gea vazhdon të mbetet prioritet kryesor i Real Madridit, mbretërit nuk kanë hequr nga ekuacioni edhe portierin e Bayer Leverkusen, Bernd Leno. Los Blancos pëlqejnë portierin gjerman që duket si mundësi e mirë. Në fakt, kaq shumë u ka lënë përshtypje drejtuesve të klubit mbretëror sa që ata mund të nënshkuarjnë me të edhe nëse De Gea bëhet lojtar i Madridit. Ideja e sjelljes së Lenos në Madrid është e logjikshme për dy arsye. E para, sepse ai është alternativë nëse De Gea nuk nënshkruan. Dhe e dyta, nëse Casillas largohet. Real mund të bëjë atë që bëri vjet Barcelona: të nënshkruajë me dy portierë cilësorë. Pra, pa marr parasysh çka ndodhë, Real e ka të sigurtë pasjen e dy portierëve cilësorë për sezonin tjetër.
Kosova Kurti pret Dua Lipën në kryeministri: Është koha t’i themi faleminderit për promovimin që i bëri Kosovës 7 minuta më parë
Kosova Sot gjashtë vjet Majlinda Kelmendi ia solli Kosovës medaljen e artë olimpike 10 minuta më parë
Kosova “Karvani i Diasporës”, zëvendësministri i MPJD-së bisedon me bashkatdhetarë prizrenas 14 minuta më parë