Lëngu i limonit si tonik special për organizmin NULL NULL 12.01.2021 12:08 12.01.2021 12:08 Kur ke limonë në shtëpi, ideja më e mirë është të bësh limonadë. Merrni një enë qelqi dhe hidhni në të lëkurën e një limoni të plotë të larë mirë. Më pas, agrumet shtrydhini deri sa të mbushni një gotë e gjysmë me lëng. Hidheni lëngun në enën e caktuar për limonadën. Në një tenxhere të vogël hidhni sheqerin dhe ujin. Lëreni të ziejë deri sa të shkrihet plotësisht. Shurupin e formuar shtojeni në enën e limonadës dhe lëreni të ftohen dhe të kombinohen së bashku, shkruan agroweb. Në këtë pikë, keni përfituar një koncentrat të mirëfilltë. Më pas, ju nevojitet një gotë me këtë koncentrat, 3 gota me ujë dhe kohë e lirë për të shijuar frutin e punës suaj. Koncentratin mund ta hidhni edhe në një kavanoz të personalizuar dhe ta bëni dhuratë. Koncentrati i limonadës i bërë në shtëpi Një gotë e gjysmë me sheqer, këshillohet sheqer kaf Një gotë e gjysmë me ujë Lëkura e grirë e një limoni të plotë Një gotë e gjysmë me lëng limoni të freskët Çaj me limon dhe xhenxhefil Ky çaj pak pikant është i mbushur me vitaminë C dhe përbërës që luftojnë bakteret dhe inflamacionin. Në një enë me 250 ml ujë zieni pak xhenxhefil të prerë në feta (rreth 2-3 cm xhenxhefil). Lëngut të përftuar shtojini një lugë lëng limoni. Çaji është tepër i mirë për të luftuar të ftohtin dhe virozat. Nëse preferoni, shtoni pak mjaltë, një produkt ideal për të luftuar mikrobet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Studim: Injeksionet kontraceptive rrisin në pesëfish rrezikun e tumoreve të trurit 2 orë më parë