Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lëndohet një shtetas francez në Ksamil gjatë manovrimit me mjete lundruese pa regjistrim

NULL NULL
09.07.2025 15:58

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se janë proceduar penalisht dy shqiptarë për shkak se kishin dhënë me qira 2 mjete lundruse ndaj dy shtetasve francezë, njëri prej të cilëve ishte lënduar, në Ksamil.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se mjetet lundruese nuk kanë qenë të regjistruar në organet kompetente për këtë aktivitet.

“Në vijim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur më datë 08.07.2025, në Ksamil, ku një shtetas francez u dëmtu lehtë gjatë manovrave që kryente në det, me Jet Ski, pranë një tjetër mjeti lundrues Jet Ski që drejtohej nga vëllai i tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, për shtetasit K. M., 23 vjeç, dhe L. M., 21 vjeç, banues në Ksamil, pasi dyshohet se i kanë dhënë me qira, 2 mjete lundruese Jet Ski, pa qenë të regjistruar në organet kompetente për ushtrimin e këtij aktiviteti, 2 vëllezërve francezë, shtetasve A. I. dhe I. I.”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se shtetasi francez  I. I. që u dëmtua gjatë manovrave me “Jet Ski” mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.  /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.