Lëndohet një person pas vetaksidentit në Istog NULL NULL 24.03.2019 15:49 24.03.2019 15:49 Një vetaksident ka ndodh sot gjatë ditës në Cerrc të Istogut. Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Pejë, Driton Rugova. “Rreth orës 11:45 në fshatin Cerrc komuna e Istogut, ka ndodhur një vetaksident, si pasojë e kësaj një person është lënduar”, ka thënë Rugova. Rugova po ashtu tregoi se i lënduari është dërguar në spitalin rajonal në Pejë dhe sipas ekipit mjekësor i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 2 days