LIVE| Policia jep detaje, dy nxënës goditen nga rryma në “Faik Konica” - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE| Policia jep detaje, dy nxënës goditen nga rryma në “Faik Konica”

NULL NULL
18.04.2023 11:25
Lajmi i fundit

11:47 – Deklarohen nga KEDS-i për rastin në shkollën “Faik Konica”

Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi, ka thënë se nuk ka informacione në lidhje me rastin që ka ndodhur në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, ku janë goditur dy fëmijë nga rryma.

Krasniqi për Klankosova.tv tha se aktualisht nuk kanë informata të sakta se çka konkretisht ka ndodhur.

“Aktualisht nuk kemi informatë të saktë se çka ka ndodhur në shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë. E tëra çfarë dimë është se Policia e Kosovës ndodhet në vendin e ngjarjes, prandaj ju lus t’i drejtoheni Policisë”, tha Krasniqi.

11:38 – Policia jep detaje, dy nxënës goditen nga rryma në “Faik Konica”

Dy nxënës të shkollës “Faik Konica” në Prishtinë janë goditur nga rryma elektrike.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tregoi se personat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin.

“Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën George Bush në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike. Personat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin”, tha Ahmeti.


11:25 – Lëndohet një person nga rryma në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë 

Pas problemeve të shfaqura me rrymën në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë është lënduar një person.

Kështu ka thënë për Klankosova.tv Malë Gashi, komandant i zjarrfikësve në Prishtinë, i cili potencoi se i gjithë problemi ka qenë me një trafo aty pranë.

Ai shtoi se një person është atakuar pa dhënë më shumë detaje në lidhje me rastin.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me policinë, por që të njëjtin kanë thënë se janë në pritje të një informacioni zyrtar.