Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lëndohet një kosovar derisa po eksploronte fshatin Kukaj të Valbonës

NULL NULL
25.06.2025 19:50

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se shtetasi i Kosovës, I.H. është rrëzuar në fshatin Kukaj të Valbonës, derisa ishte duke eksploruar zonën rreth orës 16:30.

Në njoftimin e lëshuar për media në Facebook, PSh-ja shton se kosovari e ka lënduar këmbën.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë”.

“Pas dy orësh kërkimesh shërbimet e Policisë, lokalizuan turistin, i cili u transportua nga shërbimet e Policisë deri në rrugën e makinave dhe më pas u transportua drejt spitalit me autoambulancë”, thuhet në njoftim.

I njëjti ndodhet në Spitalin e Tropojës dhe është jashtë rrezikut për jetën. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.