Lëndohet Modriqi, në dyshim për gjysmëfinalet NULL NULL 28.04.2023 15:00 28.04.2023 15:00 Ylli i Real Madridit, Luka Modriq, mund t’i mungojë ekipit të tij në tri ndeshjet kryesore, sipas Relevos, Mesfushori doli më herët nga loja në përballjen e fundjavës në La Liga kundër Gironës, dhe vuri akull në kofshën e tij për t’i përballuar dhimbjet. Mirëpo gjendja e tij nuk është përmirësuar duke e vënë kështu nmë dyshim disponueshmërinë e tij për përballjen në finale e Kupës së Mbretit që madrilenët e zhvillojnë kundër Osasunës. Parashihet që një lëndim i tillë mund ta mbajë atë larg fushës së gjelbër për një deri në dy javë e që nënkupton se ai mund t’i mungojë Realit në ndeshjen e parë kundër Manchester Cityt në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Futboll Rexha: Që prej ardhjes së Currit, Prishtina ka reflektuar dhe ka treguar vlera të larta 23/04/2023