Lëndohet Hekuran Kryeziu do t’i mungojë Kosovës 6 muaj NULL NULL 22.04.2019 20:02 22.04.2019 20:02 Pëfaqësuesja e Kosovës në futboll ka marrë një lajm jo të mirë. Hekuran Kryeziu ka pësuar një dëmtim shumë të rëndë në ndeshjen e fundit të kampionatit zviceran ndaj Luganos,ku luan edhe një shqiptar tjetër, Armando Sadiku. Mësohet se mesfushori qendror nga analizat e kryera ka këputur ligamentin e këmbës. Kryeziu do t’i mungojë Kosovës gjashtë deri në shtatë muaj, njoftojnë “Dardanët” përcjellë Klan Kosova. Kjo mungesë do të vërehet në taborin verdhë e kalter pasi, “Dardanët” do të duhet të zhvillojnë të gjitha ndeshjet e mbetura të kualifikueseve të “Euro 2020” pa mesfushorin. Sikur të mos mjaftonte fakti që Kosova nuk do të ketë në dispozicion Valon Berishën në ndeshjet e muajit qershor tashmë vjen dhe ky dëmtim i papritur i Kryeziut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.