Lëndimi i Harry Kane mund të jetë serioz NULL NULL 29.09.2024 09:46 29.09.2024 09:46 Harry Kane ka shënuar 10 gola në shtatë ndeshje në të gjitha garat për Bayern Munich këtë sezon. Vincent Kompany shpreson se dëmtimi i kyçit të këmbës së Harry Kane nuk është serioz pasi sulmuesi i Bayern Munichut u lëndua gjatë lojës së barazimit 1-1 kundër Bayer Leverkusen. Kapiteni i Anglisë, Kane, u zëvendësua në minutën e 86-të të ndeshjes së Bundesligës të shtunën, pasi u kap nga Amine Adli dhe dukej se ishte në siklet. Skuadra e Bayernit të Kompany-t udhëton të mërkurën për t’u përballur me Aston Villa në Ligën e Kampionëve. “Unë nuk jam mjek, por shpresoj se nuk është asgjë serioze. Është ende herët për të thënë. Shpresojmë që ai të jetë i gatshëm për të mërkurën”, tha menaxheri i Bayern për Sky Sport, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.