Lëndët ushqyese që do t'ju duhen në vitin 2022 për të mbajtur veten të shëndetshëm - Klan Kosova

Lëndët ushqyese që do t’ju duhen në vitin 2022 për të mbajtur veten të shëndetshëm

NULL NULL
4 months më parë

Me rritjen e rasteve të variantit Omicron, fokusi është zhvendosur sërish te shëndeti, me një entuziazëm të ri në vitin 2022.

Nëse doni të forconi imunitetin tuaj, duhet të dini se dieta dhe mënyra e përgjithshme e jetesës luan një rol të madh.

Dr Irfan Shaikh, për çështjet e të ushqyerit për të rriturit, çështjet shkencore dhe mjekësore,

Proteinat janë shumë të nevojshme dhe iu  siguron blloqet ndërtuese për çdo qelizë të trupit si muskujt, kockat, hormonet, antitrupat, etj, transmeton Klankosova.tv.

Omega-3 e mban shikimin të mprehtë. Ndërkaq truri ynë dhe sistemi nervor varen nga kolina për kujtesën, disponimin dhe kontrollin e muskujve.

Rreth 99 përqind e kalciumit të trupit gjendet në kocka dhe dhëmbë. Kalciumi ndihmon muskujt të tkurren, ndihmon në mpiksjen e gjakut dhe ndihmon trurin e nervat tanë të komunikojnë. Produktet e qumështit si qumështi, kosi dhe djathi janë burimet më të dukshme të kalciumit.

Vitamina D, kjo lëndë ushqyese ndihmon trupin tonë të thithë kalciumin dhe promovon një sistem të fortë imunitar.

Gjithashtu edhe lëngjet dhe elektrolitet, lubrifikojnë kyçet, mbajnë qelizat dhe indet të shëndetshme, largojnë produktet e mbeturinave dhe rregullojnë temperaturën e trupit, veçanërisht kur jeni të sëmurë