Lekaj: Qeveria ta subvencionojë shtrenjtimin e energjisë, do të ketë protesta nëse s’bëhet kjo (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lekaj: Qeveria ta subvencionojë shtrenjtimin e energjisë, do të ketë protesta nëse s’bëhet kjo (VIDEO)

NULL NULL
30.03.2023 18:32
Pal Lekaj, AAK

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se Zyra Rregullatore e Energjisë mnuk është dashur të marrë vendim për shtrenjtimin e energjisë prej 15 për qind.

Lekaj tha se pas këtij vendimi, ajo që i mbetet grupit parlamentar të AAK-së është që të bëjë luftën e vet politike.

“Ajo që i mbetet grupit parlamentar të AAK-së që të veprojë, ku tashmë jemi para një akti të kryer, është se ne do të bëjmë luftën tonë politike në komisionet përkatëse, por edhe në parlament që të kërkojmë urgjentisht nga qeveria që të subvencionojë këtë 15% të ngritje të çmimit të energjisë”, është shprehur Lekaj në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, në rast se kjo nuk do të ndodh, Lekaj paralajmëroi protesta me kërkesë që qeveria ta subvencionojë energjinë.

“Nëse kjo nuk ndodh, ne do të fillojmë komunikimin me qytetarët dhe në mënyrë demokratike, qytetarët protestojnë dhe të kërkojmë që qeveria ose të subvencionojë, ose ZRrE-ja ta abrogoj vendimi ne vet”, është shprehur Lekaj, njofton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.