Lekaj: Me ardhjen e VV-së në pushtet, është bërë mëse normale t’i fyesh vlerat e luftës çlirimtare NULL NULL 26.09.2022 19:35 26.09.2022 19:35 Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar pas deklaratave të këshilltarit të kryeministrit Kurti, Hysamedin Feraj. Lekaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se me ardhjen e VV-së në pushtet është bërë normale t’i fyesh vlerat e luftëd çlirimtare. “Deklaratat e gojëprishurit dhe mbeturinës së fundit të komunizmit shqiptar janë po aq skandaloze sa heshtja e Kryeministrit Albin Kurti”, tha Lekaj. Tutje, Lekaj shtoi se në këtë situatë, Feraj është dashur të largohej prej partisë dhe siç u shpreh ai të shpallej person non-grata. “Është me të vërtetë e shëmtuar kur bënë këto pyetje një shqiptar, më keq akoma kur ai është pjesë e një partie politike që udhëheq qeverinë e Kosovës, në formatin më të lehtë është dashur të largohej prej partisë dhe të shpallej person non-grata. Thënë shkurt, me ardhjen e VV-së në pushtet, është bërë mëse normale t’i fyesh vlerat e luftës çlirimtare”, ka përfunduar Lekaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024