Lekaj-Kurtit: Është koha e veprave, jo e fjalëve

Lekaj-Kurtit: Është koha e veprave, jo e fjalëve

8 muaj më parë

Ish ministri i infrastruktures, Pal Lekaj, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të vendit, Albin Kurtit në lidhje me akuzat për nënshkrimin e marrëveshjeve në Mynih, që siç ka deklaruar Kurti, janë bërë nga zyrtarë të autorizuar nga Lekaj dhe pa marrë autorizim nga Qeveria e re.

Lekaj me anë të një postimi në Facebook ka thënë se nësë kryeministri ka dyshime ose mospajtime në lidhje me to, mund t’i shfuqizojë sepse tashmë nuk është në opozitë.

Kryeministri Kurti duhet të kuptojë që tashmë nuk është në opozitë.

Është koha e veprave jo e fjalëve.
Ai nga 3 shkurt 2020 ka të gjitha autorizimet të veprojë duke kërkuar informacione për marrëveshjet e Berlinit dhe Mynihut. Ka pasur të gjitha mundësitë dhe kompetencat për t’iu bashkangjitur këtij procesi, por ende nuk është vonë nëse ka dyshime ose mospajtime t’i shfuqizojë këto marrëveshje”, ka shkruar Lekaj.