Lekaj kërkon nga opozita të këndellen e të mendojnë për shtetin e tyre - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lekaj kërkon nga opozita të këndellen e të mendojnë për shtetin e tyre

NULL NULL
08/09/2018

Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj, ka kërkuar nga partitë opozitare që të këndellen e të mendojnë ndonjëherë për shtetin e tyre.

“Mjaft e shikuan vetëm veten tuaj. Është momenti final të vendosni, ose jeni me Kosovën dhe institucionet e saj, ose në të kundërtën po bëheni (pa vetëdije) aleat të fqinjit verior”, ka shkruar Lekaj në një postim të tij në Facebook, njofton Klan Kosova.

Ministri Lekaj ka thënë se Kosova duhet ta mbyll kapitullin e saj me Serbinë. Por, kjo sipas tij, mund të bëhet vetëm duke qenë unik dhe jo të përçarë.

“Dhe përsëri, veçse tani në opozitë vazhdojnë të bllokojnë procese siç është mbyllja njëherë e përgjithmonë e çështjeve të hapura me Serbinë, duke i kontribuar vendosjes se paqes në Ballkan”.