Lekaj: Hajde 110 deputetë të shkojmë në veri e jo të bëjmë llafe këtu NULL NULL 02.06.2023 17:00 02.06.2023 17:00 Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të bëhen bashkë dhe të shkojnë në veri të Kosovës. Mirëpo kësaj thirrjeje i është përgjigjur deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, duke e pyetur Lekajn se do të t’ua tregojë rrugën deri te shtëpia e Radojiçqit dhe Veselinoviqit, njofton Klan Kosova. “Është paska qesharake të trajtohet kështu, por me kënaqësi do të shkonim nëse na kishte treguar rrugën deri te shtëpia e Radojiçiqit dhe Veselinoviqit, është diskutuar që keni shkuar më herët, pasi kanë shkuar edhe tjerët, shkojmë bashkë me juve”, ka thënë Bajrami. Këtë replikë nuk e ka pranuar mirë deputeti Lekaj. “Sa i përket kolegut deputet, më vjen turp që ai e thotë këtë dhe barazon një komandant, falë gjakut të familjes së tyre, falë luftës së tij, sot e kemi lirinë dhe ky më krahason me Radojiçiqin”. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haxhiu: Deklaratat e Qeverisë për vendimet e gjykatave, nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë 7 orë më parë