22:17, 19 Korrik 2019

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për të dhënë dorëheqje nga posti i tij, pas marrjes së një ftese për paraqitje në Gjykatën Speciale, në cilësinë e të dyshuarit.

“E padrejta nuk mundi të ligshtojë asnjëherë, sepse atë gjithmonë e sfidove ballëhapur e me burrëri si një burrshtetas, me nder e sakrificë”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook.

Ministri në largim i Infrastrukturës u shpreh se Ramush Haradinaj, ka fituar shumë beteja dhe ka zhvilluar dhe forcuar shtetin.

“Në krah me ty e fituam paqen, në krah me ty fituam shumë beteja, bashkë me ty e zhvilluam dhe e forcuam shtetin, e bashkë me ty do të dalim fitues edhe në këtë betejë”, është shprehur Lekaj.

“Gjithmonë do të jemi bashkë!”, përfundon shkrimi i Lekajt.

Konkurs Pune

Lexo më shumë