Leipzigu mposht Bayernin - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Leipzigu mposht Bayernin

NULL NULL
18/03/2018

Leipzigu merr hak ndaj Bayernit të Mynihut pas eliminimit nga Kupa e Gjermanisë, duke i mposhtur bavarezët 2-1.

Wagner i dha epërsinë Bayernit me kokë në minutën e 12-të pas krosimit të James Rodriguez.

Sidoqoftë “demat” nuk u demoralizuan, duke kthyer baraspeshën me Naby Keita.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat luajtën hapur, në kërkim të golit të fitores.

Në minutën e 59-të kundërsulm i rrezikshëm i Leipzigut.

Keita shërben për Timo Werner, me sulmuesin që u tregua gjakftohtë, duke i dhuruar skuadrës vendase golin e fitores.

Leipzigi rikthehet tek suksesi në kampionat pas katër javësh, ndërsa për Bayernin kjo ishte humbja e tretë në kampionat, e fundit është regjistruar në nëntor të vitit të kaluar ndaj Gladbahut.

klankosova.tv