Leipzigi kualifikohet në finale të Kupës së Gjermanisë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Leipzigi kualifikohet në finale të Kupës së Gjermanisë

NULL NULL
02.05.2023 23:29

Leipzigi është kualifikuar në finale të Kupës së Gjermanisë, pasi në gjysmëfinale e mposhti Freiburgun, me rezultat të thellë 5-1.

Serinë e golave e nisi Dani Olmo, në minutën 13’. Vetëm një minutë më vonë Henrichs e dyfishoi epërsinë.

Dominik Szoboszali, realizoi një gol të bukur në minutën e 37’ dhe të tretin në ndeshje. Lepizigi nuk u ndal dhe shënoi edhe njëherë me anë të Nkunkun. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Leipzigu mbet me një lojtar më pak pasi Josko Gvardiol u nëshkua me karton direkt të kuq.

Golin e vetëm për Freiburgun e realizoi Gregoritsch, në minutën e 75’.

Szoboszali e shënoi golin e dytë dhe të pestin për Leipzigin, duke e vulosur përfundimisht fitoren.

Kështu Leipzig e pret në finale fituesin e Stuttgartit me Eintracht Frankfurtin. /Klankosova.tv