LEGO iu jep 20 mijë punëtorëve të vet pushim shtesë dhe bonuse pas fitimit të madh - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LEGO iu jep 20 mijë punëtorëve të vet pushim shtesë dhe bonuse pas fitimit të madh

NULL NULL
30/11/2021

Kompania më e madhe e lodrave në botë “LEGO”, i ka shpërblyer 20 mijë punëtorët e vet me tre ditë pushim shtesë dhe bonuese.

Kjo për shkak të rritjes masive të fitimit prej 140 përqind.

Zëdhënësi Benjamin Hjorth, tha se ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm dhe pronarët deshën që ta njihnin kontributin e punëtorëve për këtë sukses.

Ai shtoi se bonuset do t’u jepen punëtorëve në prill të vitit të ardhshëm.

Kompania raportoi fitim prej 6.3 miliardë kronorësh danezë ose rreth 715 milionë funtesh për pjesën e parë të vitit 2021, që përbën 140 për qind rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Rritja jonë vjetore përfitoi nga kufizimet më të pakta në lidhje me pandeminë krahasuar me vitin 2020, pasi fabrikat tona operuan të papenguara dhe shumica e shitoreve për shitje me pakicë u rihapën”, tha shefi ekzekutiv i “Lego Group”, Niels B. Christiansen, përmes një deklarate.

Kompania e udhëhequr nga një familje hapi më shumë se 60 dyqane të reja në pjesën e parë të vitit dhe mbi 50 për qind e shitoreve ishin në Kinë.

E themeluar nga Kirk Kristiansen më 1932, “Lego” ka 737 shitore për shitje me pakicë në mbarë botën, shkruan The Guardian përcjell Klankosova.tv.