Legjenda polake e paralajmëron kombëtaren e tij: Shqipëria është më e fort se Çekia NULL NULL 27.03.2023 12:35 27.03.2023 12:35 Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Polonisë, Zbigniew Boniek ka paralajmëruar kombëtaren polake para ballafaqimit me Shqipërinë. Boniek, ka thënë se Polonia duhet të luajë një ndeshje komplet ndryshe, nga ajo e fundit ndaj Çekisë, ku pësuan humbje. Sipas tij, përballja ndaj Shqipërisë nuk do të jetë e lehtë, pasi është më lart se kombëtarja çeke, transmeton Klankosova.tv. “Polonia duhet të luajë një ndeshje krejtësisht të ndryshme. Për mendimin tim, Shqipëria është më lart se kombëtarja çeke. Nuk do të jetë e lehtë, por në fund duhet të ketë një fitore”, shkroi në Twitter Boniek. Shqipëria do të përballet me Poloninë, në Varshavë,, me fillim nga ora 20:45.