Legjenda e Tottenham dhe Anglisë, Jimmy Greaves vdes në moshën 81 vjeçare NULL NULL 19.09.2021 13:41 19.09.2021 13:41 Legjenda e Tottenham dhe Anglisë, Jimmy Greaves ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare. Vdekja e ish -sulmuesit u njoftua të dielën në mëngjes. Greaves luajti për Chelsean, West Ham dhe Milan gjatë një karriere 23 vjeçare, por në klubin ku shpërtheu ishte Tottenham, ku ai u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave midis viteve 1961-1970. Greaves shënoi 447 gola në total gjatë karrierës së tij në klub, përfshirë 220 për Tottenham dhe 132 për Chelsea, duke fituar dy Kupa FA dhe Kupën e Fituesve të Kupës Evropiane, transmeton Klankosova.tv. Ai gjithashtu është fitues i titullit së Serie A, gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Itali me Milanin. Greaves do të mbahet mend edhe për Kombëtaren e Anglisë, pasi shënoi 44 gola në 57 ndeshje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 21 orë më parë