Legjenda e tenisit, Nadal konfirmon pensionimin NULL NULL 10.10.2024 12:32 10.10.2024 12:32 Rafael Nadal Rafael Nadal, 22 herë kampioni i Grand Slam-it, do të tërhiqet nga tenisi në fund të këtij sezoni. 38-vjeçari do të përfaqësojë Spanjën në paraqitjen e tij të fundit në finalet e Davis Cup të muajit të ardhshëm në Malaga. Nadal kishte treguar më parë se 2024 do të ishte sezoni i tij i fundit pasi humbi pjesën më të madhe të vitit 2023 për shkak të një dëmtimi në ijë. Në një video-mesazh të lëshuar të enjten, Nadal tha: “Jam këtu për t’ju njoftuar se po tërhiqem nga tenisi profesionist. Realiteti është se kanë qenë vite të vështira, veçanërisht dy të fundit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll “Hap historik”, Messi për kualifikimin e Inter Miamit në fazën e nokautit të Botërorit 1 orë më parë