"Shko" me çmimin e parë në Top Fest - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Shko” me çmimin e parë në Top Fest

NULL NULL
01/06/2015
Ermal Fejzullahu, Lumi B dhe Ledri Vula, janë fituesit e edicionit të 12-të dhe të fundit të festivalit të këngës Top Fest. Festivali që iu është dedikuar këngëtarëve shqiptarë që t’i promovojnë këngët e tyre dhe të garojnë me njëri tjetrin, këtë vit e ka përmbyllur sesionin prej 12 edicionesh, për tu rikthyer me një projekt tjetër vitin që vjen.

I nisur në vitin 2004 dhe i dizajnuar për t’i mbledhur këngëtarët nga të gjitha trojet e banuara me shqiptarë, “Top Fest” ka bërë revolucion në muzikën bashkëkohore shqiptare.

Ky është viti 2015, që shënon edhe fundin e festivalit, e cila fituese nxori këngën e Ermal Fejzullahut, Lumi B dhe Ledri Vulës.

Që në ditën e parë të publikimit kënga e tyre “Shko” kishte marrë zemrën e mijëra fansave.

Mund ta dëgjoje kudo në qytet dhe pëlqehej shumë nga vajzat.

Vetë thurja e vargjeve të këngës i prekë shumë vajzat e po ashtu edhe djemtë, që kanë humbur të dashurën e tyre.

“Ku i ke lanë fjalët që mi pate thanë? Malli m’ka marr met pa edhe pse rrugët na u ndanë. Mos harro e para m’ke thanë shko, nesër kur të shoh zemra më ndalon”, ishin vargjet e këngës që arriti të marrë plot 3,284,554 klikime në You Tube.

Për të tre këngëtarët kjo është hera e parë që fitojnë një çmim të parë në një festival. Pas fitores ata janë shprehur mjaft të emocionuar.

Gjithashtu kjo është edhe hera e parë që një këngë që ka hip-hop fiton në një festival të muzikës shqiptare.

Nga qindra artistët që u paraqitën në këtë edicion, vetëm 29 prej tyre kanë arritur në dy gjysmëfinalet. Arsyeja e kësaj zgjedhjeje, sipas autorëve, është fokusi te cilësia dhe jo sasia e pjesëmarrësve.

Finalja e festivalit të këngës “Top Fest”, është edhe hera e fundit që organizohet ky konkurs.

Për 12 vite me radhë, festivali i televizionit Top Channel ka arritur të nxjerrë hite dhe të promovojë këngëtarë të rinj të skenës muzikore shqiptare.

Producente e festivalit që nga viti 2008 është vajza e të ndjerit Dritan Hoxha, Lori Hoxha, autorë janë Ledion Liço dhe Ergys Lubonja.

Fituesi i parë i Top Fest në vitin 2004 ishte Stine. Në edicionin e dytë fitues doli Alban Skënderaj me këngën “Vetëm ty”. Edhe në vitin 2006 ka fituar Alban Skënderaj së bashku me grupin Kthjellu me këngën “Diçka”.

Top Fest 4 e pati fituar Greta Koci, kurse pas saj çmimin e parë e ka rrëmbyer Besa Kokëdhima me këngën “Engjëjt vrasin njëlloj”. Pas Besës, Linda Halimi ishte ajo që fitoi festivalin me këngën “Ëndërroja”. Edhe këngëtarja Eneida Tarifa ka qenë fituesja e njërit nga edicionet e Top Fest me këngën “Me veten”.

Në katër vitet e fundit kanë fituar Elvana Gjata, Elhaida Dani, Samanta Karavello dhe Soni Malaj.

Ledion Liço, ka prezantuar edhe këtë vit Top Fest-in për herë të fundit. Sipas autorëve ky është fundi i “Top Fest” por është fillimi i dickaje të re.

“Top Awards” do të jetë festivali më i ri i këngës në Shqipëri.

12 edidionet e “Top Fest” u përmbyllën me fitoren e këngës “Shko”.