Lajmet e fundit

Ka përfunduar gara për Çmimin e Madh të Britanisë në Formula 1, me Charles Leclerc që doli fitues pas një paraqitjeje të shkëlqyer në pistë.
Piloti i Ferrarit arriti ta mbyllë garën në vendin e parë, duke i siguruar skuadrës italiane një tjetër fitore të rëndësishme në këtë sezon, transmeton Klankosova.tv.
Në pozitën e dytë u rendit piloti i Mercedesit, George Russell, i cili zhvilloi një garë të fortë, por nuk arriti ta rrezikonte fitoren e Leclercit.
Podiumi u kompletua nga Lewis Hamilton, i cili i dhuroi Ferrarit një rezultat të shkëlqyer me dy pilotë në mesin e tre më të mirëve, duke e mbyllur garën në pozitën e tretë.
Me këtë rezultat, Ferrari largohet nga Silverstone me pikë të rëndësishme në luftën për kampionatin e konstruktorëve dhe një tjetër fundjavë të suksesshme në Formula 1.