Leclerc “mbret” i kualifikimeve në Baku NULL NULL nga Naim Selmani 28.04.2023 16:52 nga Naim Selmani 28.04.2023 16:52 Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc ka fituar “pole position” në garën kualifikuese për shpërblimin e madh të Azerbajxhan-it. Në një garë tejet interesante ai e siguroi krejt në fund pozitën e parë startuese në shtegun e Bakus, përcjell KlanKosova.tv. Duelin më të fortë e pati me kampionin aktual të botës Max Verstappen kur për një moment të dy e regjistruan kohën e njëjtë. Por në fund Leclerc e bëri diferencën duke arrit kohë më të shpejtë. Ai me këtë rast fitoi “pole position” për herë të tretë në karrierë këtu në Baku dhe është i vetmi që e ka bërë një gjë të tillë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS