Leci: Liverpooli fitoi falë eksperiencës

Leci: Liverpooli fitoi falë eksperiencës

NULL NULL
1 month më parë

Ish futbollisti Liridon Leci,në “Champions League Show” në Klan Kosova ka komentuar ndeshjen mes Liverpoolit dhe Milanos, duke thënë se sikur e riktheu rezultatin Milano, njëjtë e bëri edhe Liverpooli.

Leci tha se Liverpooli kishte mbrojtje të dobët në rastet e golave, ndërsa sipas tij, Liverpoolit ndeshjen ia fitoi eksperienca.

“Më bëri përshtypje Milano tek rikthimi i rezultati pasi nuk i bëri përshtypje forca e Liverpoolit pasi që kishte një ekip të frikshëm përballë, mirëpo mendoj se eksperienca e Liverpoolit i dha avantazhin që ta fitonte ndeshjen”, është shprehur Leci, njofton Klankosova.tv.